Komisioni hetimor i propozuar nga opozita për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri është miratuar rreth dhjetë ditë më parë.
Komisioni do të ketë 11 anëtarë, ku PD do të ketë kryetarin e komisionit
ndërsa do të jenë 6 anëtarë nga ana e mazhorancës.
Mësohet se kryetari i këtij
komisioni është vendosur nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka e
ndërsa postin e nënkryetares së komisionit do ta mbajë deputetja
socialiste Ermonela Felaj.
Emra e anëtarëve nga ana e mazhorancës ende nuk janë zbardhur e
ndërsa nga opozita janë Enkelejd Alibeaj, Flamur Noka, Myslym murrizi dhe Endrit Brahimllari nga ana e Lëvizjes
Socialiste për Integrim.
E
ndërsa emrat e anëtarëve të Partisë
Socialiste janë zbuluar sot: Klotilda Ferhati, Pjerin Ndreu, Paulin Sterkaj, Xhemal Qefalia dhe Bashkim Fino. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2018,
ora 17:14