Lidhi dhe grabiti të moshuarin, arrestohet shqiptari
Një shqiptar ka hyrë në shtëpinë e një të moshuari dhe e ka grabiturl

Ai është një 28-vjecar që jeton në Siena, me disa precedentë për krime kundër pronës dhe personit.

Më 15 shkurt, 2018 ai së bashku me një tjetër, duke u maskuar se ishin punonjës të promovimit për kontratat e lira të energjisë arritën të hyjnë në banesën e të moshuarit, që jetonte i vetëm.

E kapën dhe e shtrinë përtokë, i zunë gojën me peshqir që të mos bërtiste dhe më pas i bastisën tërë banesën.

Vodhën sende me vlerë, një koleksion prej 20 orësh dhe më pas u larguan. Viktima mundi të japë alarmin për ndihmë dhe policia nisi hetimet. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2019, ora 17:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori