Makina “shtyp” këmbësorin në Tropojë, me helikopter drejt Tiranës

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tropojë, ku një këmbësor është përplasur nga një makinë, e cila drejtohet nga shoferi me iniciale E.T.

Sipas informacioneve nga Policia e Shtetit, i aksidentuari, këmbësori i identifikuar si, S.T., është nisur me urgjencë drejt Tiranë.

Transportimi i tij është bërë me helikopter për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore. Shoferi i makinës është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tropojë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:55, në qytetin e Bajram-Curri, automjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin E. T., ka aksidentuar këmbësorin shtetasi S. T. I dëmtuar po dërgohet me helikopter në spitalin e Tiranës, për mjekim më të specializuar.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. T., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Tropojë për veprime të mëtejshme. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 22.09.2021 18:38