Liberalizimi i vizave, Shqipëria më keq se Afrika e Jugut
Bosnjë-Hercegovina, Shqipëria, Bjellorusia dhe Moldavia renditen në fundin e listës sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve. Indeksi i Kufizimeve Vjetore të Vizave të vitit 2013, “Henley&Partners”, bën renditjen e shteteve, qytetarët e të cilëve kanë akses më të madh në lëvizjen nëpër botë.

Në këtë listë Shqipëria renditet e treta nga fundi, ku shqiptarët mund të lëvizin pa viza në vetëm 88 shtete të botës. Nënshtetasit britanikë janë më të priviligjuarit përsa i përket lëvizjes së lirë në të gjithë botën.


Ja dhjetë shtetet, përveç Britanisë së Madhe e cila kryeson listën, qytetarët e të cilëve mund të lëvizin pa viza në më shumë se 170 shtete nga 219 që janë gjithësej.

1-Danimarkë

2-Gjermani

3-Luksemburg

4-Belgjikë

5-Itali

6-Holandë

7-Kanada

8-Japoni

9-Norvegji

10- Zvicër
Shtuar më 03/10/2013, ora 17:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori