Shënoi golin e përmbysjes, goditja me kokë e Raphinha identike si e Van Persie (VIDEO)

Ditën e djeshme Barcelona fitoi në shtëpinë e Osasunës me rezultatin 1-2, ku Raphina shënoi golin e fitores në minutën e 84-të.

Edhe pse goli i fitores dha një gëzim të madh në kampin e katalanasve, ajo që tifozeria vuri re në moment ishte mënyra e golit të shënuar nga braziliani.

Një top i gjatë perfekt nga De Jong për Raphinha, dhe ky i fundit e finalizoi me një goditje me kokë fluturimthi. Fansat menjëherë e krahasuan këtë gol me atë të Van Persie i cili bëri një goditje me kokë që nuk ishte parë ndonjëherë ndaj Spanjës në Botërorin e vitit 2014./ h.ll/albeu.com



Shtuar 9.11.2022 09:19