Lëvizte me armë pa leje, kapet 51 vjeçari në Lushnjë
Një 51 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi mbante pa leje armë gjahu dhe armë të ftohta.

Bëhet fjalë për shtetasin N. P, 51 vjeç, banues në Muçias.

Ai u arrestua pas nje kontrolli qe iu be, pasi policia kishte marre me heret informacione ne rruge operative. Gjate kontrollit u sekuestruan 1 armë gjahu dhe 2 thika.

NJOFTIMI

Në vijim të punës për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë, nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, është goditur një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, i gjetën shtetasit N. P, 51 vjeç, banues në Muçias, 1 armë gjahu dhe 2 thika të cilat i mbante pa lejen e organeve kompetente.

Në përfundim të veprimeve të kryera, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. P për veprat penale “Mbajta pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet proceduriale për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë.
Shtuar më 15/02/2020, ora 09:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori