1.6 ton kokainë, kapet në Shkodër me çanta me para bosi i grupit
Qytetarët sinjalizuan policinë, bien në pranga një i kërkuar e një "i fortë" me armë
Një shtetas 74-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit pas lëvzite me armë në brez nëpër qytet.

Ky arrestim sipas polciisë ka ardhur pas denoncimeve të bëra nga qytetarët.

Ndwrsa njw tjetwr persona wshtw arrestuar pasi rezultoi i shpallur nw kwrkim dhe ishte i dwnuar me 4 vite burg.

Njoftimi i pltë:
Arrestohet një shtetas që mbante armë pa leje, si dhe kapet një person në kërkim i dënuar me 4 vite burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Si rezultat i bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë për të goditur paligjshmërinë në çdo fushë që ajo shfaqet, Specialistët e Seksionit për Krimet mbi bazën e informacioneve të marra bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit : V.Y, 74 vjeç, banues në Ura Vajgurore, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve’’, pasi gjatë kontrollit në banesë ju gjet dhe sekuestrua një armë zjarri.

Gjithashtu po nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u bë ndalimi i shtetasit në kërkim: E.H, 30 vjeç, banues në Çorovodë, Skrapar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 4 vite burg, për veprën penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal./albeu.com/
Shtuar më 13/04/2019, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori