Lëvizje të forta në televizione, zbulohet destinacioni i ri i Artan Hoxhës: I bashkohen edhe dy spikerë të njohur
Gazetarin investigativ Artan Hoxha e kemi parë shpesh kohët e fundit në një tjetër ekran duke bërë që të fillojnë thashethemet për destinacionin e tij të ri këtë sezon.

"Mapo.al" mëson së gazetari ka vendosur të largohet nga Report TV duke nisur një emision të ri tek Abc News në profilin e tij, siç është investigimi dhe lajmet mbi policinë.

Çdo gjë është bërë gati dhe shumë shpejt pritet fillimi Hoxhës me emisionin e tij të ri, ndërsa në këtë televizion pritet të kalojnë edhe dy spikerë të njohur nga një televizion kombëtar.

Lëvizjet në këtë sezon në këtë televizion vijnë pas ndryshimit të menaxhimit, ku fokusi do të jetë informacioni i shpejt i shoqëruar edhe me investigimin me Artan Hoxhën dhe një tjetër emër që pritet të zbardhet shumë shpejt.

Më herët, tek Abc News shkoi Einxhel Shkira, e cila braktisi "E Diell" në Top Channel për të qenë në krah të Gerti Çarçanit në emisionin sportiv "Pressing". /Mapo.al

Shtuar më 14/11/2019, ora 16:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori