Letra e të burgosurit që vrau 51 persona në Zelandën e Re përfundon online, alarmohet kryeministria
Sulmuesi i akuzuar për vrasjen e 51 personave në Zelandën e Re, ka shkruar një letër nga burgu, duke treguar qëndrimet e tij politike dhe ato shoqërore, çka ka shtyrë kryeministren e këtij shteti, Jacinda Ardern, të deklarojë se një gjë e tillë nuk është dashur të ndodhë kurrë.

E përditshmja, The New Zealand Herald, ka prezantuar një fotografi të letrës që pretendohet se është shkruar nga Brenton Tarrant.

Aty është thënë se kjo letër është kundërpërgjigje e një letre që i është dërguar atij nga një person me emrin Alan, që është besohet se jeton në Rusi.

“Mendoj se secili banor i Zelandës së Re, beson se ky person nuk duhet të lejohet që të shpërndaje mesazhe të urrejtjes nga burgu”, ka thënë Ardern para gazetarëve në Tuvalu, ku është duke marrë pjesë në një forum.

“Ai është një sulmues që ka një qëllim specifik sa i përket shpërndarjes së propagandës, andaj ne duhet të jemi të përgatitur për këtë gjë”.

Të burgosurve iu lejohet të dërgojnë dhe marrin letra derisa udhëheqësit e burgut kanë të drejtë të refuzojnë këtë shërbim vetëm në disa raste.

“Ne jemi bërë ndryshime në menaxhimin e dërgimit të postës për të burgosurit, për t’u siguruar që procedurat të jenë sa më efektive”, ka thënë Shërbimi Korrektues i Zelandës së Re, një një deklaratë për gazetën e këtij vendi.

Sipas mediave, Tarrant ka përmendur në letër një vizitë të realizuar në Rusi katër vjet më parë.

Tarrant, me shtetësi të Australisë, është deklaruar i pafajshëm për 92 akuzat që ngarkohet nga masakra e kryer në dy xhami në Kristçërç më 15 mars.

Ai pritet të gjykohet në maj të vitit 2020./REL/
Shtuar më 14/08/2019, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori