Letra e Opozitës drejtuar OSBE/ODIHR, Gjiknuri nuk pranon të firmosë
Përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri e ka konsideruar letrën e PD drejtuar OSBE/ODIHR si të njëanshme dhe retorikë politike.

Gjiknuri ka deklaruar se nuk mund të firmosë letranjëanshme.

“Nuk mund të firmos letranjëanshme. Letra juaj është vazhdim i retorikës politike. Nuk keni sjellë asnjë draft e propozim konkret, nuk po sillni draft, nuk keni reflektuar. ODIHR i drejtohemi vetëm me produkt konkret. Pres propozimet tuaja konkrete për amendamentet. Tek ODIHR shkohet për mosmarrëveshjet për draftet, jo mosmarrëveshje teorike. Sipas 14 Janarit, ODIHR i kërkohet opinion për çështje të administrimit zgjedhor”, mësohet se ka thënë Gjiknuri.

Më herët, Opozita e Bashkuar paraqiti në mbledhjen e Këshillit Politik një kërkesë konkrete për të marrë asistencën e OSBE\ ODIHR për disa çështje themelore për të cilat palët nuk bien dakord.

Sipas opozitës, PS ka refuzuar t’i bashkohet kërkesës, duke përdorur “sovranitetin” si argument kundër përfshirjes së OSBE/ODIHR por kjo është pjesë e marrëveshjeve për reformën zgjedhore.






Shtuar më 22/09/2020, ora 13:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori