Lëshohet fletë-arrest ndërkombëtar për Lavdrim Muhaxherin
Pëlqej
INTERPOLI ka pranuar kërkesën e autoritetetve kosovare, që Lavdrim Muhaxheri të përfshihet në sistemin e të kërkuarve ndërkombëtarë.

Vendosjen e kosovarit që aktualisht po lufton në Irak, nën emblemën e Shtetit Islamik të Sirisë dhe Levanit, në listën e të kërkuarve të Interpolit e ka konfirmuar për Radio Kosovën, Gjykata Themelore në Ferizaj.

Lavdrim Muhaxheri vendoset kështu në listën e personave më të rrezikshëm në botë, që kërkohen nga ana e forcave policore.

Sahit Krasniqi, gjykatësi që ka lëshuar vendimin e fletëarrestit ndërkombëtar për Muhaxehrin ka konfirmuar se nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Ministrisë së Drejtësisë është njoftuar se kërkesa për fletëarrest ndërkombëtar është aprovuar. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori