Vëllezërit ballkanas të rusëve nisën në luftë kundër Ukrainës, grupi famëkeq që ka ngritur alarmin te shërbimet sekrete

Nga Kseniya Kirillova “Center for European Policy Analysis

Përktheu: Alket Goce-AlbEu.com

Serbia i ka ditur prej kohësh lidhjet e ngushta midis komunitetit të saj ekstrem nacionalist dhe Rusisë. Por vetëm këtë muaj presidenti Aleksandar Vucic, kritikoi ashpër grupin mercenar Vagner, që tanimë është një segment i shtetit rus, për rekrutimin e serbëve për luftën në Ukrainë, duke theksuar se kjo është “kundër rregullave tona”.

Por pse tani? Kjo deklaratë lidhet thuajse me siguri me një kundërshtim të këshilltarit të Departamentit të Shtetit të SHBA, Derek Chollet, që më herët kishte shprehur alarmin se organizata e Prigozhin po përpiqej të rekrutonte luftëtarë në Serbi dhe vende të tjera.

Chollet vuri në dukje se kjo gjë është e papranueshme ,dhe se ai personalisht i kishte shprehur këto shqetësim gjatë bisedimeve në Beograd me udhëheqësin serb. Por ndërsa Vucic bëri ashtu siç iu kërkua, gjasat për një veprim të vendosur nga qeveria serbe janë të pasigurta.

Një numër aktivistësh serbë pro-ukrainas, përfshirë edhe përfaqësues të valës së re të emigrantëve rusë që janë kundër luftës, thonë se zyrtarët serbë po lehtësojnë me vetëdije veprimtarinë e grupit famëkeq mercenar në Serbi.

Madje ata kanë dhënë urdhër të drejtpërdrejtë që të mos ketë ndërhyrje ndaj operacioneve të tilla. Ata e drejtojnë gishtin e akuzës nga Aleksandr Vulin, drejtor i Agjencisë Qeveritare Serbe për Sigurinë dhe Informacionin, që është policia sekrete e vendit. Më 19 janar, një grup aktivistësh të kryesuar nga avokati serb Čedomir Stojković ngritën një padi kundër Vulin,  ambasadorit rus në Serbi, Aleksandr Botsan-Kharchenko dhe ndaj Grupit Vagner.

Padia i akuzon të gjithë individët dhe organizatat e lartpërmendura se kanë ndihmuar në rekrutimin e serbëve për luftën në Ukrainë.  Dhe kjo akuzë nuk është pjellë e fantazisë. Që nga pushtimi fillestar i Rusisë në Ukrainë në vitin 2014, ka pasur shumë raste të njohura të bashkimit të serbëve me forcat ruse.

Në verën e vitit 2015, banorët e Horlivka-s, të pushtuar nga militantët pro-rusë në Donbas, thanë se autoritetet pushtuese kishin dërguar serbë të armatosur për të shtypur disidencën. Sipas tyre “shumica e serbëve as që flisnin rusisht, dhe për këtë arsye merreshin kryesisht

me arrestimin e të dyshuarve, burgosjen e tyre, si dhe me torturat dhe ekzekutimet”.

Në vitin 2016, aktivisti serb Ventsislav Bujic, që kishte punuar ngushtë me radikalët

serbë dhe aleatët e tyre në Moskë, tregoi për mediat se si përfaqësuesit e organizatës pro-Kremlinit Rus, Molodaya, kishin plane për ta destabilizuar Serbinë nëse vendi do të fillonte të ndiqte një kurs properëndimor.

Sipas Bujic, skema mbështetej tek një rrjet agjentësh të “fjetur” në të gjithë Serbinë, të cilët do të synonin të organizonin kryengritje anti-perëndimore kur të vinte momenti. Ish-aktivisti pro-rus shfaqi gjithashtu një video, në të cilën kreu i organizatës radikale “Ujqërit Serbë”, Aleksandr Sindjelić, i pranoi lidhjet e ngushta me Ministrinë e Mbrojtjes ruse.

Sinjelic deklaroi se ai e ndihmoi ushtrinë ruse në përzgjedhjen e çetnikëve serbë për të marrë pjesë në pushtimin e Krimesë. Menjëherë pas kësaj të fundit, u pretendua se radikalët serbë pro-rusë i ishin bashkuar një përpjekje të Moskës për të rrëzuar qeverinë e Malit të Zi.

Qeveria serbe reagoi duke miratuar një ligj që e bën të paligjshme pjesëmarrjen në konfliktet e armatosura në territorin e huaj, dhe të dënueshme me deri në 7 vjet burg. Por duket se frika nga burgu nuk i ka frenuar aspak radikalët serbë.

Në veçanti, e ashtuquajtura Qendra Ruso-Serbe për Miqësi dhe Bashkëpunim Orly (Shqiponjat, ose Orlovi në serbisht), vazhdon të publikojë intervista në mediat sociale

me ata që i quan vullnetarë serbë që luftojnë për Rusinë në Ukrainë.

Në fundin e vitit të kaluar, u bë e ditur se ultra-nacionalisti serb Demyan Knezhevic dhe

njëri nga organizatorët e opozitës serbe në Kosovë, Zoran Lekic, kishin vizituar selinë e re të Grupit Vagner në Shën Petersburg. Po sipas mediave, vizita u organizua nga drejtori i Orly, Aleksandr Lysov.

Më pas, Knezhevic tha se “në rastin e një konflikti në Kosovë duhet siguruar sa më shumë bashkëpunim dhe ndihmë nga Federata Ruse dhe ushtria ruse”. Mediat pro-Kremlinit nuk e kanë mohuar fakti që serbët kanë vizituar selinë e Grupit Vagner, por këmbëngulin se organizata e Prigozhinit nuk ka rekrutuar serbë, pasi “përshkallëzimi i situatës në Kosovë” nënkuptonte që serbët donin të qëndronin afër shtëpisë.

Vetë Prigozhin, duke komentuar akuzat e diplomatit të lartë amerikan Derek Chollet, tha se Vagner nuk kishte kontakte me Serbinë. Gjithssi ai konfirmoi se “do të merrte pjesë në një konflikt ndëretnik në territorin e Shteteve të Bashkuara”.

Kanali Zlyi OroVi në Telegram, mirëpret propagandistët që angazhohen rregullisht në ngacmime dhe fyerje ndaj emigrantëve rusë, të cilat u shtuan ndjeshëm pasi këta të fundit themeluan një grup të quajtur Shoqëria Demokratike Ruse në Serbi.

Zyra e prokurorit të Serbisë u detyrua të hapte një çështje penale për shkak të kërcënimeve me vdekje kundër aktivistëve kundër luftës Peter Nikitin dhe Stanislav Suslov. Megjithatë, mbështetja për Rusinë në mesin e popullatës serbe është shumë e lartë.

Analistit politik malazez Ljubomir Filipovic, thotë se ndikimi rus në Serbi është i madh

dhe ka të ngjarë të mbetet i tillë edhe nëse vendi është plotësisht i integruar në BE. Situata ndërlikohet edhe më shumë nga fakti se gjatë 8 viteve të fundit, mediat pro-qeveritare serbe kanë përhapur narrativa propagandistike të Kremlinit në lidhje me konfliktin e Rusisë me Ukrainën. Ndaj nuk do të jetë e lehtë që të ndryshohen shpejt pasojat.


Shtuar 27.01.2023 13:04