"Lekët-lekët", gruaja e viktimës në Kamëz rrëfen tmerrin
Pëlqej
Një grabitje me armë zjarri në Kamzë, Tiranë, përfundoi me një të vdekur dhe një të plagosur.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në orën 21:00 ku dy grabitës të maskuar hynë në dyqanin, minimarket, ku gjendeshin burrë e grua dhe djali i tyre vetëm 6-vjeç.

Grabitësit kanë kërkuar paratë në dyqan, por viktima Agim Buci ka refuzuar dhe ka tentuar të bllokojë grabitësin me armë në dorë duke gjetur kështu edhe vdekjen.

Në një rrëfim të shkurtër për Express 44-vjecarja thotë se gjithçka ndodhi kur bashkë me burrin ishin duke bërë mbylljet e fundit të dyqanit (inventarin), për të shkuar në shtëpinë e tyre përdhese që ndodhet ngjitur me dyqanin.

Lekët">Lekët, lekët">lekët”, tregon ajo duke rrëfyer bërtitjet për lekë që vinin nga dy djemtë e maskuar. “Çfarë lekësh doni?, i është përgjigjur ajo duke nënkuptuar se në dyqanin e tyre modest nuk mund të kishte lekë të mjaftueshme për të justifikuar edhe veprimin e dy autorëve që kishin organizuar grabitjen e armatosur.

Në këtë moment – tregon ajo – doli edhe bashkëshorti i cili ju sul autorit të armatosur për ta larguar nga djali. E gjithë përleshja ndodhi në sy të te miturit, në këmbët e tij, aty ku ra i pajetë babai i tij. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2018, ora 23:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori