E FUNDIT/ Rama shkarkon Blerina Gjylametin, Ditmir Bushatin dhe Lindita Nikollën
Ledri Vula konfirmon ndarjen, por ende vazhdon të jetë i dashuruar (VIDEO)
Ledri Vula tashmë e ka konfirmuar lajmin e përhapur në media për ndarjen me bukuroshen nga Tirana, Adela Sollaku.

I ftuar në ‘Top Show Magazine’, Ledri foli për herë të parë për ndjenjat e tij për vajzën e ish-kryeprokurorit të Shqipërisë, duke konfirmuar se pavarësisht ndarjes ai ende është i dashuruar me të.

“Unë kurrë s’kam folur jam lidh apo s’jam lidh dhe është një pjesë që s’më intereson shumë me fol. Adela nuk është person publik së pari, e as nuk e ka Instagramin e hapur që kërkon ndjekës. Unë s’e kam bërë publike që jam në një lidhje pikërisht prej këtyre gjërave, kam dashur t’ia respektoj privatësinë, një gjë që gazetarët deshëm apo s’deshëm nuk ta respektojnë.

Për fajin tim është bërë e famshme dhe Adela. Nuk ka pasur nevojë. Gjërat ndodhin, shkojnë e vijnë. Adelën e kam dashur shumë. E dua. Është një prej njerëzve më të mirë që kam takuar, që më ka dashur më së shumti, që më ka respektuar”, deklaroi Ledri.

I pyetur nëse mund të ketë një rikthim mes tyre, reperi nga Kosova u përgjigj: “Nuk i dihet”./Albeu.com/
Shtuar më 28/10/2016, ora 22:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori