Kryemadhi-Ramës: Më mirë shekspiriane se si bastardët që mohojnë fëmijët
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas akuzave të kryeministrit Rama, duke e cilësuar si “Ledi Makbeth që sheh filxhan”.

“Shprehjen më të mirë të dashurisë për fëmijët mund ta bëjmë duke mos i përdorur ata sa herë kemi halle politike dhe ligjore”, reagon Kryemadhi.

“Ndërsa jemi te Shekspiri, dhe atyre që shohin në filxhanin e Ledit Maktbeth, po ju kujtoj një shprehje të shkrimtarit. Budallallëku dhe mençuria ngjiten kollaj njësoj si sëmundjet infektive, prandaj zgjidhini me kujdes ato që dëgjoni, thotë Shekspiri”, deklaroi Rama në Parlament.

Me pas Kryemadhi doli ne nje konference per median, ku sulmoi ashper kryeministrin Edi Rama.

Sipas saj shkak ka qenë mediokriteti i kryeministrit që nuk ishte i duartrokitur në atë skenë por i përbuzur. Kryemadhi shton se ndërkohë që shqiptarët janë në varfëri Rama flet për luks e fasada por i bën apel që 30 milionë eurot e Teatrit të Ri t’ua japë qytetarëve.

”Me bandat e tij, me strukturat rrënoi një shtet të tërë. Ky zotëri që flet për maketet fëmijënore kur do të shlyejë defiçencat e tij në fëmijëri, nuk mund të shlyejë atë që i ka bërë.

Flet për projekt- ide për Teatre me vlerë 30 milionë euro, duhet t’ua japë qytetarëve që s’kanë bukë të hanë. Ky flet për fasadë dhe luks. Të hyjë në shtëpitë e qytetarëve, të shohë bizneset si kanë falimentuar, të shohë si janë hequr qytetarët nga puna. Si nuk kanë mundësi të paguajnë faturën e dritave dhe ujit, të marrin pension.

Ky që i thotë artistëve dhe regjizorëve, që ëndërroi një ditë të luajë aty në atë skena, pasi paaftësia dhe mediokriteti nuk e lanë të ishte i duartrokitur në atë skenë, por ishte i përbuzur. Më mirë shekspiriane se i dhunshëm, dhe një bastard që mohon fëmijën e tij.

Nuk do dalë njeri pa shpaguar atë që i kanë bërë shqiptarëve. Kulmi arriti me shqiptarët, me identitetin, me atë që kërkon të shkatërrojë identitetin dhe trashëgiminë kulturore.
E shkatërroi arsmin, sistemin arsimor. Kurrikulat nuk kanë asgjë për dinjitetin kombëtar por nuk ekzistojnë si komb për Edi Ramën.
Ky njeri që thotë unë jam shumica. Përkundrazi nuk është shumica. Ky është rrëmbyes i votës së lirë. Ky njeri vetëm ka kpojuar gjithë jetën. Rama nuk çlirohet dot nga zinxhirët e krimit të organizuar. Prandaj ik të shpëtosh veten dhe njerëzit. ”- tha Kryemadhi.

Në deklaratën e saj të parë nga selia, pas protestave të organizuara, Kryemadhi e akuzon se ka varfëruar shqiptarët, se ka shkatërruar sistemin arsimor, se ka shkatërruar të gjithë Shqipërinë.

“Tregonte haluçinacione që i rrotullohen rreth kokës si te filmi “Gjenarali i Ushtrisë së Vdekur”. Rrënojat e Teatrit nuk janë aq të mëdha, po janë rrënojat e institucionit, rrënoja që me bandat e tij rrënoi një shtet dhe një popull të tër.

Ky zotëri që flet për maketet fëminore, nuk mund të shlyej dot dëmin që i ka bërë Shqipërisë dhe brezave, 30 mln euro t’ua jepte qytetarëve që nuk kanë bukë të hanë, ky njeri që flet për mrekullinë e madhe që u ka ndërtuar shqiptarëve, të hy në shtëpitë e tyre dhe të shohë se si nuk paguajnë dot dritat, ujin, bukën, taksat, se si nuk kanë mundësi që të kenë mundësi të shohin fëmijët emigrantë, për t’u ushqyer dhe për t’u veshur.

Ky që u thotë artistëve, e shkatërroi se paaftësia e tij nuk ia dha shansin që të ishte i duartrokitur në shesh. Më mirë shekspiriane se një bastard që mohon fëmijën e tij, nuk do të ndalet njeri pa e shpaguar atë që u ka bërë qytetarëve. Kulmi i rrënojave të tij arriti në trashëgiminë kulturore, shkatërroi sistemin arsimor.

Ky njeri që i është servirur shoqërisë sonë si një njeri modern, me mendje të hapur, por nuk ishte gjë tjetër veçse një shkatërrues i të ardhmes së shqiptarëve. Nuk është shumica, por grabitës e hajdut i shumicës, ky nuk është gjë tjetër veçse një njeri që ka kopjuar. Unë nuk e çliroj dot Ramën nga varësia e vijave të bardha, Edi ik, çliro shpirtin tënd. Unë e di që ti je peng, që e ke shitur Shqipërinë për hallin tënd, halli yt nuk është halli i shqiptarëve. Shqipëria është e shqiptarëve dhe nuk është as e jotja, por vetëm e shqiptarëve”, tha Kryemadhi.

Shtuar më 21/05/2020, ora 14:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori