"Le Iene" nxjerr pamjet: Si e shpëtuam Alvinin nga ferri i Sirisë
Drama e 11-vjeçarit shqiptar, Alvin Berisha në kampin e ISIS në Siri pushtoi mediat e huaja.

11-vjeçari shqiptar, u rrëmbye nga nëna e tij në vitin 2014-të dhe u dërgua në Siri, ku ajo u bashkua me shtetin islamik dhe Alvini jetoj larg shtëpisë së tij në Itali për 5 vite.

11-vjeçari Berisha u shpëtua falë ndërhyrjes së “Kryqit të Kuq Internacional” dhe “Gjysmehënës Siriane”, ndërsa për tërheqjen e tij nga kampet siriane u angazhua edhe qeveria shqiptare së bashku me forcat italiane.

Pas pesë vitesh në mes militantëve të ISIS-it, fëmija u kthye në krahët e babait të tij Afrim dhe gjyshit të tij, i cili kishte mbërritur enkas nga Shqipëria për të, shkruan Le Iene.

Le Iene ka ndjekur historinë e tmerrshme të Alvinit që nga fillimi.

Alvini kishte mundur të shkruante një letër gjë e cila kishte sjellë reagimin e menjëhershëm të autoriteteve. Falë ndihmës së autoriteteve kurde që kontrollojnë kampin e burgut Al Hol, Le Inene arriti të shpëtonte Alvinin duke bërë të mundur edhe bashkimin me familjen e tij.

“Babai i tij nuk mund ta shpëtonte dot Alvinin nga ferri në të cilin po jetonte”, deklaroi Le Iene.

“Vetëm prania e një delegati të qeverisë shqiptare mund ta sjellë fëmijën këtu”, ishin shprehur rojet.

Por ne nuk mund ta linim Alvinin në atë vend të varfër. Dhe kështu bëmë gjithçka që mundëm për ta shpëtuar atë nga kampi i burgut, shkruhet në artikull.

Falë interesit të kryeministrit Giuseppe Conte, është arritur të realizohet kjo ëndërr dhe falë punës së jashtëzakonshme të Ministrisë së Jashtme dhe autoriteteve shqiptare.

Në Beirut, ai më në fund arriti në ambasadën italiane, ku u takua me Ambasadorin Massimo Marotti dhe zyrtarizoi kthimin e tij në Itali. Më në fund Alvin është i lumtur, i qetë dhe i rrethuar nga njerëz që kujdesen për të. Alvini u rikthye pranë gjirit familjar duke pasur mundësinë të përqafojë motrat dhe babanë e tij të dashur. Makthi tashmë ka mbaruar.

Le Inene i uron i uron Alvinit fatin dhe lumturinë që ai meriton!

Ndiqni pamjet e publikuara nga “Le Iene”.

Linku: https://www.iene.mediaset.it/2019/news/alvin-tornato-italia-salvato-isis_585161.shtml
/abcenews.al
Shtuar më 11/11/2019, ora 13:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori