“Kjo që ka me Luizin është interes”, miku i këngëtarit flet për Kiarën: E kam parë më mirë me Butrintin

Para disa javëve emri i Dj Adam Reeves u përfol se do i bashkohej “Big Brother VIP”. Asokohe, ky lajmi ngjalli shumë polemika pasi ai është shok i Butrint Imerit dhe Kiara sapo kishte nisur lidhjen me Luizin. Gjithsesi, Reeves nuk u bë kurrë pjesë e shtëpisë së famshme.

I ftuar sot në “Top Albania Radio” ai ka folur për çiftin më në zë të momentit.

“Është e vërtetë, unë pata marrë një ftesë për “Big Brother”. Por nuk ka qenë e vërtet një skenar i tillë për të hyrë mes Kiarës dhe Luizit. Butrinti ka qenë në një presion të madh për shkak të asaj me çfarë janë marrë portalet. Nuk do futesha për të bërë diçka në raportin Kiara-Luiz. Kiarën e kam parë më mirë me Butrintin. Kjo që ka tani me Luizin është një lidhje momentale dhe kam përshtypjen që është një lidhje interesash pas rihyrjes së Kiarës. Luizi i ka ndërtuar themelet në këtë spektakël. Mendoj se është një lidhje afatshkurtër. Lidhjet e “BB” nuk është se kanë rezistuar. Lidhja e Kiarës me Butrintin gjithmonë do të përflitet sepse vetë ajo ka shprehur se ka qenë një ndër përjetimet më të mira të saj.”-tha ajo.

Duke folur për Butrintin ai u shpreh:

“Me Butrintin kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Jemi miq e shokë shumë të mirë. Kemi dhe lidhje familjare me njëri-tjetrin. Ishte një eksperiencë shumë e bukur 2-vjeçare, por i kërkova që të bëja një shkëputje për të avancuar akoma me brendin tim Adam Reeves. Gjithmonë më mbështet.”


Shtuar 19.04.2023 18:20