Harrojeni Andin, Jasmin Kadriu në një lidhje me Erik Fullanin? (FOTO LAJM)

Fiks kur historia e Jasmin Kadriut dhe Andi Artanit u rindez dhe nisin debatet mes tyre, në skenë shfaëen të gjitha dyshimet se ajo është në një raport me Erik Fullanin.

Albeu.com po ju rendit më poshtë të listuara të gjitha detajet që po çojnë në këto dyshime.

1. Të dy veshin të njëta rroba, të veçanta të cilat nuk ja kemi parë askujt tjetër.

2. Jasmin dhe Eriku ndjekin njëri tjetrin në Instagram.

3. Jasmina ka pozuar në foton e saj të fundit në Instagram para një makine tip “Audi” e cila korrespondon me makinën e famshme të djalit të ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit.

4. Disa muaj më parë, kur Jasmin ishte në qendër të vëmendjes, u shfaq në Instagramin e Erik Fullanit në një video LIVE ku i dërgoi një puthje publikisht, por më pas e trajtoi të gjithën këtë si një shaka.

Pra kaq shumë detaje të cilat lindin dyshimet se Eriku është në një lidhje me Jasmin Kadirun, pas historis së tij të bujshme me vajzën e Majlinda Bregut, Kejdën. Histori kjo e cila pas një tradhtie të Erik Fullanit përfundoi në ndarje./albeu.com/


Shtuar 21.10.2021 11:56