Lavdrim Muhaxheri, ndër më të kërkuarit e Interpolit

Pëlqej
Lavdrim Muhaxheri është një person i kërkuar ndërkombëtarisht nga Interpoli.

Të gjitha të dhënat e terroristit shqiptar, pjesë e ISIS janë publikuar në faqen zyrtare të Policisë Ndërkombëtare.

"Lavdrim Muhaxheri është person që kërkohet nga UNMIK, Kosovë", thuhet në njoftimin e Interpolit.

Muhaxheri akuzohet për veprën e pjesëmarrjes në grupe terroriste dhe për nxitje të dhunës dhe radikalizmit.

Ai është prijës i shqiptarëve të grupit ISIS në Siri, një grup kundër Baschar Al-Assad, por jo demokratik, pasi kërkon që të rikthejë Shtetin Islamik të Sheriadit me anë të dhunës. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2014, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori