“Larje hesapesh”, ekzekutohet shqiptari (FOTO-LAJM)

Një 45-vjeçar shqiptar është ekzekutuar mbrëmë në qytetin e Piacencës në Itali. Mediat italiane raportojnë sot se Sadik Hajderasi është qëlluar nga brenda një automjetit i cili dyshohet se ka pasur disa persona.

Në fillim ai ka tentuar të largohet nga vendi, pasi kishte marrë një plumb, por autorët kanë qëlluar sërish duke e lënë të vdekur. Nga hetimet paraprake raportojnë se vrasja ka për motiv larjen e hesapeve. Ndërkohë, gjatë të shtënave ka mbetur i plagosur edhe një shqiptar, identitetit i te cilit ende nuk bëhet i ditur. /albeu.com/

Shtuar më 02/09/2013, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori