Largohet drejtori i policisë së Fierit, kush është emri i ri
Mësohet se drejtori aktual në Drejtorinë e Policisë së Fierit, Albert Nushi, është larguar nga posti.

Në vend të tij është komanduar nëndrejtori i Policisë Fier, Andon Marko.

Albert Nushi mësohet se është komanduar nëndrejtor në Policinë e qytetit të Elbasanit.

Lëvizja në radhët e policisë ka ardhur sot, pasi Nushi drejtoi edhe efektivët e Fierit në garantimin e qetësisë dhe sigurisë gjatë protestës se opozitës ne këtë qytet.

Albert Nushi drejtoi Policinë e Fierit për një periudhë pothuajse 2-vjeçare. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2019, ora 19:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori