Alaba merr ofertë marramendëse nga Arabia Saudite

David Alaba ka marrë një ofertë shumë të lartë financiare nga Arabia Saudite.

Skuadra arabe Al Ittihad e cila ka transferuar yje të mëdhenj si Karim Benzema, N’Golo Kante e Fabinho ka tentuar afrimin e mbrojtësit austriak të Real Madridit.

Al Ittihad i ka dërguar ofertë Alabas prej 20 milionë euro në vit, derisa ishte e gatshme të paguante te Reali deri në 65 milionë euro për qendërmbrojtësin austriak.

Megjithatë Alaba ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij, duke refuzuar këtë ofertë fitimprurëse.

Mediat e ndryshme në Spanjë kanë raportuar se Alaba është i lumtur në Santiago Bernabeu dhe nuk i ka bërë përshtypje oferta nga skuadra arabe.


Shtuar 5.09.2023 22:49