Largohen barrikadat në Bërnjak
Ushtarët e KFOR-it rreth orës 08:00 të mëngjesit kanë nisur aksionin e heqjes së barrikadave të vendosura në magjistralen Ribariq – Zubin-Potok, në rrugën që shpie drejtë pikëkalimit kufitar në Bërnjak.
Ushtarët francezë dhe gjermanë me sharra motorike heqin drunjtë, ndërsa me lopata dheun, derisa serbët me ekskavatorë po hedhin sasi të reja të dheut.

Një numër i vogël i serbëve u përpoqën ta mbrojnë barrikadën e lartë dy metra, por ata u shtynë nga ushtarët e KFOR-it të cilët kanë bërë “mur të gjallë” apo kordon para barrikadave, raporton Tanjug.

Gjatë shtyrjeve mes serbëve dhe ushtarëve, një anëtarë i KFOR-it ka përdorur llak spërkatës.

Para se të fillonte aksione, ushtarët ndërkombëtarë kanë hequr flamurin trengjyrësh serb që ishte i vendosur aty.

Derisa po hiqet një barrikadë, serbët po e vendosin një tjetër disa metra larg të vjetrës.

Ushtarët e KFOR-it janë në kordon të gatshëm për thyerjen e demonstratave.
Shtuar më 04/11/2011, ora 10:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori