Largimi nga qeveria, vullnet i qytetarëve
Bashkimi Demokratik për Integrim
Bashkimi Demokratik për Integrim ende nuk ka vendosur se çfarë qëndrimi do të marrë pas Samitit të NATO-s, në muajin maj në Çikago. Kështu ka deklaruar për ‘Kohën Ditore’, zëdhënësi i kësaj partie, Bujar Osmani, duke komentuar spekulimet se BDI do të shqyrtojë koalicionin dhe mbetjen e saj në Qeveri.

”Për momentin jemi të fokusuar në krijimin e parakushteve për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e emrit me qëllim të zhbllokimit të proceseve eurointegruese. Vbarësisht prej zhvillimeve të mëtutjeshme në këtë drejtim, organet e partisë do të marrin vendimet e nevojshme në pajtim me programin partiak dhe vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e fundit,”- tha Osmani.

Aktualisht, zgjidhja e çështjes së emrit kushtetues të Maqedonisë, të papranueshëm për Greqinë, mbetet pengesa e vetme që ky vend të bëhet anëtar me të drejta të plota. Korrespondenti i Kohës Ditore mëson nga qarqe diplomatike dhe të afërta me qeverinë maqedonase se Athina zyrtare vazhdon të ofrojë si zgjidhje kompromise emrat “Maqedonia Veriore ose e Epërme’, ndërkohë që qeveritarët maqedonas pritet të dalin me propozimin që Maqedonia të pranohet në NATO ose BE sipas formulës së arritur mes Prishtinës e Beogradit për përfaqësimin rajonal-ndërkombëtar të Kosovës.
Shtuar më 02/03/2012, ora 15:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori