Lapidari i UÇPMB-së, Panariti: Serbia të heqë dorë nga ultimatumet
Ministri i jashtëm Edmond Pariti i ka bërë sot apel autoriteteve serbe që të heqin dorë nga ultimatumet për heqjen e lapidarit të kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së, të vendosur në Presheve. Në një konferencë për shtyp, Panariti theksoi se pozicionet e ngurta nuk i shërbejnë zgjidhjes së situatës.


“Të dyja palët duhet të zhvillojnë një dialog ku të përfshihet edhe një paketë e cila përmabn edhe problemet që ka mes shqiptarëve sdhe serbëve të Luginës së Preshevës. Kjo paketë duhet të përfshijë edhe diskriminimin që iu është bërë shqipëtarëve në aspektin historic, ekonomik dhe politik. Ultimatumet nuk i shërbejnë zgjidhjes së problemeve dhe unë i bëj apel autoriteteve serbe që të heqin dorë nga ultimatumet” tha Panariti.


Në lidhje me deklaratën e Greqisë se do ta depozitojë marrëveshjen e ujërave detarë në OKB, panariti u shpreh se
Shqipëria duhet të rimarrë negociatat me shtetin grek për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme dhe të pranueshme nga të dyja palët.


"Unë s`kam informacion që një dokument i tillë ndodhet në OKB, në momentin që do të jetë një dokument i tillë atëherë ne do ta shqyrtojmë me kujdes dhe më pas do të shprehim edhe qëndrimin tonë" shtoi Panariti. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2013, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori