Zaptimi i plazheve publike, Balla: Kjo pasuri kombëtare i takon popullit, jo abuzuesve

Ministri i Brendshëm Taulant Ball aka reaguar për aksionin e policisë për lirimin e hapsirave bregdetare publike të zaptuara.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla thotë se Policia e Shtetit po bën detyrën ndaj vendit e pushuesve dhe do të garantojë “plazhe të lira” në të gjithë vijën bregdetare duke theksuar se kjo pasuri kombëtare i takon popullit dhe jo abuzuesve të çdo kategorie.

“Pushtimi i plazheve apo hapsirave bregdetare publike nga individë që shkojnë e vendosin çadrat dhe ulëset e tyre, pa asnjë lloj lejeje dhe kontrate me shtetin, është një fenomen në zhdukje, por ajo që më habit është guximi i ndonjërit që mendon se nuk e shohim. Policia e Shtetit po bën detyrën ndaj vendit dhe pushuesve dhe do të garantojë “plazhe të lira” në të gjithë vijën tonë të bukur bregdetare. Kjo pasuri kombëtare i takon popullit dhe pushimet u takojnë njerëzve, jo abuzuesve të çdo kategorie”, shkruan Balla.

 


Shtuar 18.08.2023 12:49