Land Rover zbulon një tjetër supermakinë (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Pas Evoque, Range Rover dhe Range Sport, tashmë Land Rover prezanton një model të ri Discovery. Makina britanike 4X4 do të ketë më shumë hapësirë nderkohë që ajo do të ketë një formë akoma më sportive se modelet paraardhëse.

"Sfida jonë është për të kombinuar dizajnin me shpejtësinë, karakteristika që duhet të jenë në harmoni të plotë me njëra-tjetrën", thotë Gerry McGovern.

Land Rover Discovery Sport e cila do të kushtojë nga 32,395 deri në 42,995 paunde do jete ne dy versione, ne nafte dhe benzinë, në dy dhe 2,2 litra. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 17:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori