"LAMBO": Kapet shqiptari me 5 kilogramë kokainë në Itali
Policia italiane ka arrestuar një 35-vjeçar pasi është kapur me 5 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë.

Sipas autoriteteve, arrestimi i 35-vjeçarit është bërë në zonën e Lecco-s ku ishte duke udhëtuar me një furgon frigoriferik. Shqiptari ishte duke udhëtuar me një furgon bosh dhe kjo gjë bëri që uniformat blu të dyshonin. Pasi kontrolluan mjetin, policia pikasi pakot e kokainës të cilat ishin të mbështjella dhe mbanin një shënim ku shkruhej ‘LAMBO’.

Autoritetet vendase nuk kanë bërë me dije indetitetin e shqiptarit pasi hetimet janë duke vijuar për zbulimin e këtij rrjeti të lëndëve narkotike.
Shtuar më 20/01/2021, ora 13:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori