Lajmi i rremë për tërmetin, Arta Marku reagon pas nisjes së hetimeve
Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku kërkoi nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, vlerësimin e menjëhershëm ligjor në lidhje me dyshime për përhapjen në publik të informatave/njoftimeve të rreme që ngjallin panik dhe pasiguri tek qytetarët.

"Në mbështetje të neneve 38 dhe 50/1 të Ligjit nr.97/2016 "Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë", pa cënuar sekretin hetimor Prokurorja e Përgjithshme znj. Arta Marku kërkoi gjithashtu informacion në lidhje me mënyrën e trajtimit të materialit", thuhet në deklaratën e prokurorisë.

Organi i akuzës ka nisur hetimet për portalin syri.net që drejtohet nga gazetari Çim Peka pas publikimit të një lajmi ku u kërkohej qytetarëve të Tiranës të braktisnin banesat pasi parashikohej një tërmet 6 ballë.

KJo shkaktoi panik, ndërsa qytetarët u dynden rrugëve të kryeqytetit. Shpërndarja e lajmeve të rreme me qëllim që shkaktojnë kaos dhe panik përben vepër penale dhe në bazë të nenit 267 dënohet deri në 5 vite burg.
Shtuar më 23/09/2019, ora 19:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori