LAJMI I FUNDIT/ Nishani dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve për bashkinë Kavajë
Presidenti Bujar Nishani me anë të njoftimi për shtyp bën me dije se ka dekretuar datën e zgjedhjeve për Bashkinë Kajavë.

Mësohet se data e zgjedhjeve në Kavajë është vendosur data 7 Maj 2017 dhe ky dekret ka hyrë në fuqi menjëherë.

Ky vendim i presidentit vjen pas rrëzimit të kërkesës nga Gjykata Kushtetuese së ish-kryetarit të bashkisë Kavajë Elvis Roshi i cili kishte kundërshtuar shkarkimin nga detyra.

DEKRETI

DEKRET PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KRYETAR BASHKIE, BASHKIA KAVAJË, QARKU TIRANË

Në mbështetje të nenit 92, gërma “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 10, paragrafi 3 të ligjit nr.10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

Dekretoj

Neni 1

Caktimin e datës 7 Maj 2017, për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar të bashkisë Kavajë, qarku Tiranë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. Dekreti 10098 Tiranë më 24.03.2017/albeu.com/
Shtuar më 24/03/2017, ora 10:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori