Atentat në Elbasan, vritet në lokal 50 vjeçari
Viktimë e një atentati në Elbasan mbrëmjen e sotme, ka mbetur Ravik Gurra, i cili ishte edhe avokati i Emiliano Shullazit si dhe mik i familjes Çapjave.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, rreth orës 19:30, i cili është qëlluar me armë nga një person ende i paidentifikuar.

Informacion paraprak

Rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi R.G., 50 vjeç, banues në Elbasan.

Shērbimet e Policisë kanē ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje si dhe po krehin zonēn ku dyshohet se janë larguar autorët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po grumbullon e fikson çdo provë që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes.

Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.

Shtuar më 22/03/2019, ora 19:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori