Përplasja me armë me djalin e kryeplakut të Kaninës, gjykata liron efektivin Lisian Myrtaj

Gjykata e Vlorës ka nxjerr sot nga qelia efektivin e “Delta Force” Lisjan Myrtaj, i cili pesë ditë më parë u përfshi në një konflikt me armë në qytetin bregdetar. Detyrim paraqitje ka dhënë gjykata për Lisian Myrtaj. Akuza që rëndon mbi të është cilësuar si vetëmbtojtje.

Kujtojmë se pas një konflikti mes Juxhino Todi Alirajt dhe Lisian Myrtaj, ky i fundit ka qëlluar me pistoletë ndaj djalit të kryeplakut të Kaninës.

Sipas burimeve gjatë konfliktit është përdorur edhe arme zjarrit, nuk dihet ende nëse kishte vetëm polici armë zjarri apo kishte edhe Juxhino, pasi në vendgjarje janë gjetur 4 gëzhoja, ku një nga plumbat ka kapur xhamin e parë të makinës ML, në pronësi të kryeplakut të Kaninës.

Dyshohet se konflikti ka nisur pra disa ditësh për motive të dobëta për punë të një vajze./albeu.com


Shtuar 3.05.2022 16:49