Lajm i mirë: Ulet sërish numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë
650 persona kanë humbur sot jetën në Spanjë për shkak të koronavirusit.

Kjo shifër vazhdon trendin në ulje, si edhe në ditët më parë. Shkalla e rritjes së vdekshmërisë ka rënë në 4% poshtë, nga 20% dy javë më parë.

Numri i njerëzve që kanë vdekur nga sëmundja u rrit në 15,843 në total të premten. Ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit u rrit në 157,022 sipas të dhënave të publikuara sot.

Kurba e numrit të vdekjeve të koronavirusit në Spanjë po ulet më tej ndërsa qeveria spanjolle po diskuton strategji të ndryshme për të filluar lehtësimin e masave të një prej bllokimeve më të rrepta në botë. “Çdo hap drejt uljes së përshkallëzimit të një bllokimi kaq intensiv duhet të bëhet me kujdes ekstrem”, tha zëvendëskryeministri, Pablo Iglesias në kanalin televiziv, TVE.

Kryeministri Pedro Sanchez ka thënë se bllokimi zyrtar ndoshta do të vazhdojë në maj, por disa kufizime së shpejti mund të hiqen që të ketë pak frymëmarrje në një ekonomi të paralizuar.

Ministri i Financave ka pohuar se vendi mund të fillojë të kthehet në “jetën normale” deri në fund të prillit. Sidoqoftë, pushuesit nuk kanë gjasa të jenë në gjendje të kthehen përsëri, me shumë linja ajrore që janë jashtë funksionit të paktën deri në maj.

Edhe zëdhënësja e qeverisë, Maria Jesus Montero tha se bllokimi, i vendosur aktualisht deri në 26 prill, mund të fillojë të lehtësohet dhe të shihet që rinisja e normalitetit.

Shtuar më 10/04/2020, ora 14:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori