Ja se si magnezi mund të ndihmojë në luftimin e lodhjes së verës

Ndodh shpesh që trupi të na “tradhtojë” kur gjendemi në destinacionin përfundimtar të verës dhe që ditët e para të pushimeve të planifikuara të humbasin disi në betejën me mungesën e energjisë dhe lodhjes, por magnezi mund të na ndihmojë në këtë situatë.

Magnezi merr pjesë në më shumë se 300 procese enzimatike në trup. Merr pjesë në ekuilibrin e kalciumit në trup, mineralizimin e kockave, në proceset jetësore që zhvillohen vazhdimisht në trup, si transmetimi i impulseve nervore, tkurrja dhe relaksimi i muskujve, prodhimi i proteinave e shumë të tjera.

Po ashtu është i rëndësishëm si një elektrolit që luan një rol në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve në trup, gjë që është veçanërisht e rëndësishme gjatë verës për shkak të djersitjes së shtuar për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta.

Është e rëndësishme të theksohet se magnezi nuk mund të sintetizohet në trup dhe se marrja e tij është e nevojshme në formën e ushqimit, pijeve ose suplementeve ushqimore.

Ushqimet e pasura me magnez janë drithërat (veçanërisht elbi dhe tërshëra), arrat, bishtajoret dhe perimet me gjethe jeshile. Megjithatë, përthithja e magnezit nga ushqimet e përmendura mund të pengohet nga përbërës të tjerë si ilaçe të caktuara, acidi fitik që gjendet në drithërat dhe oksalatet nga perimet jeshile.

Kafeja, pijet e gazuara, alkooli, marrja e tepërt e kripës dhe stresi janë disa nga elementët e pranishëm në jetën e përditshme që mund të rrisin nevojat tona për magnez.

Nëse kësaj i shtojmë faktin se ndoshta ideja juaj për një pushim ideal përfshin notin, çiklizmin, ecjen dhe/ose aktivitete të ngjashme fizike, mund të themi se në atë situatë nevojat tuaja për marrjen e përditshme të magnezit janë më të larta se zakonisht.

Kushtojini vëmendje marrjes së mjaftueshme të ushqimeve të pasura me magnez dhe nëse është e nevojshme, merrni suplemente ushqimore.

 


Shtuar 25.07.2022 07:56