“Mbappe nuk ka asnjë akord me Realin, mund të rinovojë kontratën me PSG-në”

E adhmja e Kylian Mbape është ende për t’u vendosur. Ndryshe nga sa thuhet se ai do të veshë fanellën e Real Madrid, sulmuesi francez ende nuk ka vendosur madje mund të bëjë një lëvizje që do të habiste të gjithë.

Është prestigjozja “Le Parisien” e cila zbulon sot se Kylian Mbappe nuk ka asnjë marrëveshje me Real Madrid edhe pse kontrata e tij skadon në fund të qershorit e për më tepër mund të firmosë që tani me kë klub të dëshirojë.

Jo më kot, Real Madrid kishte bërë një ofertë për ta blerë që në janar për 50 milionë euro pasi i druhet faktit se për 6 muaj të tjetë PSG mund ta bindë të rinovojë. Parizienët madje janë shumë optimistë se do ta bindin yllin francez që të firmosë rinovimin e nga ana tjetër kanë premtuar se do të vijë Zidane në stol pikërisht për ta mbajtur Mbappe aty në skuadër.

Reali nga një anë po lufton por edhe te PSG po bëjnë çmos për ta mbajtur dhe vetëm në qershor mund ta mësojmë verdiktin.


Shtuar 9.01.2022 10:19

Tags: ,