Mbytet një 16-vjeçare në Ksamil
Mbytjet e pushuesve në detin shqiptar po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

Një vajzë vetëm 16-vjecare ka humbur jetën sot e mbytur në ujërat e Ksamilit.

Sipas të dhënave të para mësohet se ngjarja ka ndodhur ne ishujt e Ksamilit, në rrethana që ende presin të saktësohen nga policia.

Dyshohet se vajza që ka humbur jetën e mbytur është shtetase e huaj, por ende nuk ka detaje.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po bën hetimet. /albeu.com/


Shtuar më 21/07/2017, ora 13:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori