Laboratori i heroinës në Has, arrestohet biznesmeni turk
Pëlqej
Pas aksionit në zonën e Hasit, ku u zbulua laboratori i heroinës me rreth, 100 kg heroinë të paketuar së fundmim mësohet se është arrestuar një tjetër person.

Bëhet fjalë për një biznesmen turk, që dyshohet se kishte rolin kyç për sjelljen e lëndës së parë "Opiumin" nga Turqia në Has.

Biznesmeni turk deklarohet se ishte sipërmarrës në fushën e tekstileve.

Arrestimi i tij i bashkohet 5 arrestime të kryera gjatë këtyre ditëve, lidhur me laboratorin e drogës në Brenog të Hasit. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2018, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori