Një laborator droge është zbuluar ditën e sotme në Has.
Burime nga
policia kanë bërë të ditur se deri më tani janë ndaluar 10 persona, ndërsa është sekuestruar edhe heroinë e opium.
“Drejtoria Vendore e Policise
Kukes ne bashkepunim me
agjencite e tjera ligjzbatuese dhe nen drejtimin e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor
Kukes kane zhvilluar nje operacion antidroge ku eshte zbuluar nje objekt qe dyshohet se perdorej per perpunim te drogave te forta.
Per detaje te operacionit
Policia e Shtetit, Prokuroria dhe
agjencite ligj zbatuese ne ditet ne vijim do te kene nje konference te perbashket per mediat per operacionin qe zhvillohet ne qarkun e Kukesit”, thuhet në një njoftim të shkurtër të Policisë lidhur me ngjarjen.
Të arrestuarit e identifikuar janë V.B., Flamur Bisho Çela, Xhavit Shuti, Mustaf Shuti, A.Shuti. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2018,
ora 20:16