Laboratori i drogës në Has, Berisha nxjerr emrat e pronarëve
Pëlqej
Ka shkaktuar shumë zhurmë zbulimi i laboratorit të heroinës në Has ditën e djeshme.

Për këtë ish-kryeministri Berisha ka publikuar një ditë më parë mesazhin e një qytetari që përmend sipas tij emrat e pronarëve.

Sipas tij edhe pse ka disa të arrestuar, kumbarë të vërtetë të drogës janë pushtetarët e Partisë Socialiste.

Reagimi

Fashateret Branogut miliardiere me nje furgon apo kurbanet e narkopushtetareve!

Te dashur miq, ne nje operacion nderkombetar te dekonspiruar nga narkopolicia, ne fshatin Branog u zbulua fabrika me e madhe e heroines se partise, u konfiskuan rreth 100 kg heroine e paster, kurse 160 kg heroine dhe miliona euro thuhet se u moren dhe u zhduken nga narkokomisari i policise.

Ne kete operacion u arrestuan fshataret Mustaf dhe Xhavit Shuti, babe dhe bir, ekstremiste te partise siçiliste dhe nje zjarrfikes ne Shkoder e nje punonjes bashkie ne Kruje.

Por me te drejte mund te shtrohet pyetje nese fshataret Shuti, te cilet deri tani rezulton se kane nje furgon, jane kurbane te partise siçiliste per te maskuar boset e pushtetit apo miliardiere me fabrike heroine. Per fshataret e Branogut por edhe burime te antidroges, ata jane thjeshte roje dhe puntore te fabrikes kurse boset e saj jane deputete dhe pushtetare te larte me prona te medha ne Tirane, Vlore etj.

Narkopolicia si zakonisht mbron pushtetaret bose te narkotrafikut. Suksesi i vertete pra eshte fshehja dhe mbrojtja e kokave te ketij rrjeti narkotrafiku. sb /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2018, ora 17:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori