La Stampa: Papa viziton Shqipërinë vendin më mysliman të Europës
Papa Françesku viziton shtetin më mysliman të Europës për të ngjallur dialogun ndërfetar." Kështu e nis shkrimin e saj lidhur me vizitën e Papa Franceskut në Tiranë gazeta italiane “La Stampa”.

Kryetari i Komunitetit të Shën Egidio, Marco Impagliazzo dhe ish-presidenti i Fucit, Stefano Ceccanti kanë analizuar lajmin e dhënë gjatë kësaj javë për vizitën e Papës në Shqipëri. Ata e kanë cilësuar vendin tonë shumë të dashur për Kishën Katolike, sepse këtu besimtarët janë persekutuar si në asnjë vend tjetër në botë, sidomos pasi diktatori Enver Hoxha në vitin 1967 e shpalli Shqipërinë vendin ateist të parë në botë.

"Por, ajo që sigurisht është e rëndësishme nga ky udhëtim i parë në Evropë, qëndron në faktin se Papa nuk është drejtuar në vendet e mëdha katolike, por në një vend periferik në largësi, me pak peshë ekonomike dhe politike." thotë Impagliazzo.
Shtuar më 21/06/2014, ora 17:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori