La shtatzënë fqinjën e sëmurë: Jam gati të jetojë me të e fëmijën
Një 39 vjeçare e cila vuan nga skizofrenia është abuzuar seksualisht për 5 vite rresht nga fqinji i saj, nga i cili tashmë pret edhe një fëmijë. Ky rast është shënuar në zonën e Kombinatit në Tiranë dhe është denoncuar në Komisariatin nr.6, nga motra e të dëmtuarës.

Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin Rezar Bineri, 55 vjeç, i cili ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me fqinjën e tij, por duke u justifikuar me pretendimin se nuk kishte dijeni për sëmundjen e saj.

Burimet thanë se Bineri është arrestuar me akuzën “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Abuzimi ndaj 39 vjeçares me probleme mendore, shtetases A.M., është zbuluar nga e motra L.K., 41 vjeçe, e cila kujdesej për të, gjatë pasditeve, pasi mbyllte orarin e punës. "Motra nuk ka mundësi të kuptojë dhe aq më pak të më shpjegojë se çfarë i kishte ndodhur, sepse është e sëmurë. Nisa të dyshoj, kur pashë që po i rritej barku dhe kushtet fizike të saj kishin ndryshuar”, ka treguar ajo në polici, shkruan "Panorama".

Për të mësuar se kush mund të ishte personi që kishte abuzuar me të, kallëzuesja ka qëndruar një paradite pranë shtëpisë dhe aty ka parë fqinjin, që futej duke hapur derën me çelës. Këtë fakt e ka pohuar edhe vetë i arrestuari, i cili ka pranuar se kishte kopjuar çelësin e derës dhe shkonte në apartamentin e shtetases A.M.

Rezar Bineri, 55 vjeç, eshte baba i tre fëmijëve, i divorcuar prej disa vitesh. Ai jetonte me të ëmën e moshuar në një apartament në rrugën “Llambi Bonata”, pranë shtëpisë së të dëmtuarës dhe ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me të prej 5 vitesh.

Ai ka mohuar ta ketë përdhunuar 39 vjeçaren, madje ka pretenduar se nuk kishte dijeni që ajo ishte e sëmurë mendore dhe vuante nga skizofrenia.

Bineri është shprehur se kishte kopjuar çelësin e shtëpisë së të dëmtuarës dhe shkonte vazhdimisht aty, kur ajo ishte vetëm.

Gjithashtu ka treguar se donte të niste një bashkëjetesë me 39 vjeçaren, por nuk e kishin lejuar familjarët. Nga ana tjetër, ai ka mohuar të ketë dijeni se vajza me të cilën ai ka abuzuar, është në muajin e pestë të shtatzënisë, megjithatë është shprehur se është sërish gati që të jetojë me të dhe fëmijën. /albeu.com/
Shtuar më 17/12/2016, ora 09:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori