La punën si stjuardese dhe ju fut drogës, brunja bukuroshe kapet dënohet me burg
Alexandra Dobre, 27 vjeçe e cila para pandemisw ka punuar si stjuardesë për “Ryanair” dhe “Ëizz Air”, u dënua me 28 muaj burg për trafik droge.

Sipas “Daily Mail”, ajo nisi një marrëdhënie me një person, pasi ishte njohur me atë në rrjetet sociale dhe u zhvendos në Staffordshire, atje ku ishte bindur të shpërndante lëndë narkotike.

Mbrëmjen e 7 gushtit të këtij viti, policia e Staffordshire ndaloi makinën tip “Fiat Punto” të 27-vjeçares dhe në çantën e saj gjeti një sasi kokaine. Më pas, policia kreu edhe një kontroll në një banesë në Hanley, aty ku gjeti edhe 81 qese të vogla me kokainë.

Paul Cliff, avokati i Alexandra Dobre, tha se ajo ishte largua nga Romania në drejtim të Britanisë rreth 3 vite më parë, ku kishte punuar më pas si stjuardesë, por pasi humbi punën pas pandemisë, nisi të merrej me aktivitetin e paligjshëm. Megjithatë, kjo nuk është marrë aspak parasysh nga gjykata që e dënoi atë me 2 vjet e 4 muaj burgim.

Shtuar më 01/10/2020, ora 17:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori