La pas vajzën 8 vjeç, kjo është gruaja që u ekzekutua mbrëmë nga kunati
Jetmira Hasani, 34 vjeçe është viktima e ngjarjes makabre mbrëmjen e kaluar në Bathore, e cila u qëllua me armë zjarri nga kunati i saj Agron Tanushi për çështje pronësie.

Varrimi i së ndjerës do të bëhet ditën e sotme në orën 15:00.

Fqinjët kanë folur për krimin në familje duke thënë se Agroni nuk ishte person problematik, por prej 10 vitesh kishte sherre të herëpashershme me viktimën, kryesisht për shtëkpinë. Jetmira jetonte në katin e dytë të banesës dhe i thoshte Agronit që ishte shtëpia e saj, ndërsa ky i fundit pretendonte se ishte e tij.

Viktima ishte e ndarë nga bashkëshorti (vëllai i autorit), me të cilin kishte një vajzë 8 vjeçe, e cila ndodhet tashmë tek familjarët e Jetmirës. Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli për të kapur autorin e vrasjes.
Shtuar më 16/09/2020, ora 10:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori