La pas katër fëmijë, vëllai i Vilsonit përlot rrjetin: Na këputët shpirtin
Familja e Vilson Çutaj ka hapur dyert e mortit, pasi sot do të përcjellin të birin në banesën e fundit.

Në një status në rrjetet sociale, vëllai i Vilsonit, i cili la pas katër fëmijë, ka bërë një status prekës.

“Na keni këput shpirtin e na e keni thyer zemrën. Krishti të pastë në parrizë dhe ishAllah ke fëmijët me jetë e dritë,”- shkruan ndër të tjera Olsoni.

Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj do të përcillen sot për në banesën e fundit pasi u gjetën të vrarë pranë një parcele me kanabis, disa kilometra larg fshatit të tyre.
Shtuar më 09/10/2020, ora 13:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori