La pas fëmijët e mitur, koronavirusi i merr jetën nipit të deputetit shqiptar
Covid-19 i ka marrë jetën në mënyrë të parakohshme nipit të deputetit shqiptar, Rasim Selmanaj.

Lajmin për ndarjen nga jeta të Ardian Shabanajt e ka dhënë vetë deputeti i AAK-së, i cili shkruan se ndan dhimbjen me familjen e tij që jeton në Strellcin e EpërmDeçanit.

Ardiani ishte i martuar dhe baba fëmijësh të mitur.

“Lajm tronditës. Ka humbur betejën me Covid 19 Ardian Nimon Shabanaj nga Strellci i Epërm i Deçanit! E bashkëndjejmë dhembjen me familjen Shabanaj! Prehu në paqe nipash!”, shkruan Selmanaj.
Shtuar më 25/08/2020, ora 17:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori