La në burg Shullazin, dëshmitari kërcënon Ervis Martinajn
Ervis Martinaj mbeti i plagosur në qafë pas konfliktit në Ish-Bllok dhe tashmë dy muaj më pas, gjykata e Apelit ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për të.

Mbi Martinajn rëndojnë deri tani 7 akuza:

“Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” në bashkëpunim mbetur tentative.

“Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarrit”

“Falsifikim të pasaportave apo letër njoftimeve”

“Pastrimi te produkteve te vepres penale ose veprimtarisë kriminale”

“Fshehje të ardhurash”

“Organizimi i lotarive të palejuara”

”Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Por tani ai rrezikon përballjen edhe me dy akuza të tjera.

Që nga muaji mars i vitit 2017 dëshmitari i mbrojtur dhe bashkëpuntori i prokurorisë Ylvi Beqja ka bërë një kallzim penal se Ervis Martinaj i kishte ofruar 7 milionë euro për t’u tërhequr nga dëshmia në gjykatë kundër Emiljano Shullazit dhe kur ai s’kishte pranuar e ka kërcënuar.

Me këtë dëshmi prokuroria do të ngrejë ndaj Martinajt edhe akuzat e “korrupsionit aktiv të dëshmitarit të mbrojtur nga drejtësia” dhe “kanosjes për të mos kallëzuar apo dëshmuar para organeve ligjzbatuese”. /albeu.com/

Shtuar më 04/12/2018, ora 08:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori