La Italinë për Thethin, kush është biznesmeni i ekzekutuar në Shkodër (FOTO LAJM)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Shkodrën.

Biznesmeni 36 vjecar, Nard Polia nga Thethi është vrarë me armë zjarri.

Por emri i tij nuk është i panjohur për publikun pasi Nardi është bërë i njohur për kthimin e tij nga Italia në Theth për të investuar në vendin e tij.

Ai dhe vëllai i tij u kthyen nga Italia në vitin 2010 dhe ndërtuan një bujtinë me duart e tyre, shkruan Albeu.com.

"Kthimi ishte vendimi më i mirë që kemi bërë ndonjëherë", thoshte Nard Polia.

Turizmi që sollën vëllezërit Polia e bëri jetën edhe më të lehtë në Theth.

Vendasit mund të përballojnë përdorimin e minibuseve që mbledhin turistë nga Shkodra. Fshati tani ka një dyqan të vogël, një klinikë dhe një shkollë.

Por Nardi është vrarë sot për arsye akoma të panjohura. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2019, ora 17:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori