City gjunjëzon United me “Poker” (VIDEO)

Manchester City ka konfirmuar se “qyteti” është i tyre, pasi mposhti me rezultatin 4-1 në derbi rivalët e Manchester Unites, duke çuar në 6 pikë diferencën me Liverpool që ka një ndeshje më pak.

Skuadra e Pep Guardiola dominoi, ndërkohë që mesfushori Kevin De Bruyne e zhbllokoi ndeshjen që në minutën e pestë, me një goditje nga brenda zone.

United reagoi dhe në minutën e 22-të barazoi, me një gol fantastik të Jadon Sancho. City gjithsesi nuk u pezmatua, pasi sërish me mesfushorin belg e çoi topin në rrjetë dhe e mbylli pjesën e parë në epërsi 2-1.

Goli i tretë i City ishte fantastik, me Mahrez që shënoi pas një skeme të bërë nga goditja e këndit. I njëjti lojtar e çoi topin në rrjetë edhe në minutat shtesë. VAR ia konfirmoi golin dhe City vazhdon rrugën drejt titullit kampion./ h.ll/albeu.com


Shtuar 6.03.2022 19:32