Ndërprerja e internetit në Iran ka hyrë në ditën e pestë.
Qeveria vazhdon të kufizojë qasjen e qytetarëve në internet për shkak të protestave për
rritjen e çmimit të
karburantit.
Ndërprerjet "u rritën në shtrirje dhe ashpërsi" për të krijuar një mbyllje gati-totale në shumë
qytete në orët e para të së shtunës, treguan të dhënat e NetBlock.
Hartimi i të dhënave nga firma e teknologjisë amerikane Oracle gjithashtu tregoi një rënie të ndjeshme të internetit në vend.
Qeveria vendosi të ndëshkojë qytetarët pasi shpërthyen protestat në shumë
qytete të Iranit. Manifestimet po bëhen për
rritjen e çmimeve të
karburantit me të paktën 50%.
Shtuar më 22/11/2019,
ora 11:24