Ky shtet merr vendimin drastik, asnjë udhëtim drejt SHBA-së dhe BE-së deri në fund të 2022-shit
Australianët nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë drejt Shteteteve të Bashkuara ose në Evropë deri në vitin 2022, ka paralajmëruar Ministri i Turizmit Simon Birmingham.

Kjo vjen pasi një numër vendesh evropiane përjetuan një rritje të madhe në rastet e koronavirusit, duke hequr shpresat për udhëtim me Australinë.

Javën e kaluar Gjermania, Franca dhe Spanja regjistruan numrin e tyre më të lartë ditor të rasteve COVID-19 që nga fillimi i lirimit të masave.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara po regjistrojnë mesatarisht 47,000 infeksione të reja në ditë – 12 për qind më shumë se dy javë më parë – me rritje në shtete në të gjithë vendin.

Kjo vjen pasi Buxheti Federal të martën e kaluar zbuloi se udhëtimet do të jenë të reduktuara, deri në vitin 2021 – me sa duket vetëm për udhëtime thelbësore, në vend të pushimeve jashtë shtetit.

Qeveria po parashikon që popullata e Australisë nuk do të vaksinohet deri në fund të vitit 2021 – që do të thotë se udhëtimet jashtë do të pakta deri atëherë dhe masat e distancës sociale do të mbahen në vend.

Por duke ofruar një dritë shprese, Z. Birmingham tha se Australianët mund të shkonin në Zelandën e Re deri në fund të vitit.
Shtuar më 11/10/2020, ora 08:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori